'Një trafikant më vendosi armën në kokë', futbollisti i Premier League tregon vështirësitë e fëmijërisë në Brazil

Futbollisti i Evertonit dhe lojtari i kombëtares braziliane, Richarlison ka treguar detaje nga fëmijëria e tij e kaluar në lagjen e famshme,Favela. Jeta në atë lagje është e ndërlikuar dhe telashet vijnë edhe kur përpiqesh t’i shmangësh.

Ai kishte lindur në një Favelë ku trafiku i drogës është një nga mjetet e pakta të jetesë dhe për t’ia dalë duhet të mbrohesh gjithmonë me të gjitha mjetet.

Futbollisti i Everton tha për gazetën spanjolle AS kur "vallëzoi" në prag të vdekjes.

“Disa nga bashkëmoshatarët e mi përfunduan në botën e drogës dhe të tjerë patë fatin e keq të humbnin jetën. Por falë Zotit dhe njerëzve që më ndihmuan, u bëra futbollist, që ka qenë gjithmonë ëndrra ime dhe dua t'i jap një jetë më të mirë familjes sime. Ndihem i privilegjuar dhe i lumtur sepse gjërat mund të kishin përfunduar ndryshe”, tha Richarlison.

Takimi me një trafikant droge, i cili mendonte se i riu Richarlison po i vidhte punën për pak sa nuk përfundoi fatalisht.

“Po kthehesha nga shkolla me shokët dhe një djalë mendoi se po shisja drogë në lagjen e tij. Më vuri armën në kokë dhe më kërcënoi, por falë Zotit munda t'i shpjegoja se do të shkoja në fushën e futbollit dhe se nuk shisja drogë. Ata donin të më qëllonin, por futbolli fjalë për fjalë më shpëtoi jetën. Më la të shkoja, por isha shumë i frikësuar. Tani është e lehtë të flasësh për këtë, por është diçka që shënoi fëmijërinë time dhe më bëri të kërkoja një rrugë tjetër nga miqtë e mi”, tha braziliani.

Richarlison ka pasur shumë probleme me dëmtimet këtë sezon dhe ka luajtur vetëm 11 ndeshje deri më tani këtë dhe ka shënuar tre gola dhe ka dhënë dy asistime.