Rama iu lutet shteteve që refuzojnë ‘Ballkanin e Hapur’: Bëhuni pjesë

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij përshëndetëse të takimit “Ballkani i hapur” i cili po mbahet te “Pallati i Brigadave”, ndryshe nga më herët kur deklaronte se duan apo nuk duan vendet e tjera treshja Serbi-Shqipëri-Maqedoni e Veriut do të ecë përpara, sot bëri thirrje lutëse që shtetet kundër të bashkohen.

Kjo thirrje-lutje vjen, pasi edhe SHBA edhe BE, nuk e njohin një nismë të tillë nëse aty nuk përfshihen edhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimorë si Kosova, Mali i Zi dhe Bosnjë Hercegovina.

“Është një moment kyç i procesit tonë sepse marrëveshjet që do të nënshkruhen do të përcaktojnë një hap shumë të rëndësishëm para drejt objektivit tonë, që është të garantojmë lirinë e plotë të lëvizjes së njerëzve, mallrave, kapitaleve e shërbimeve…

Përsëris se “Ballkani i hapur” është një nismë tërësisht përfshirëse dhe inkurajoj të tjerët që të bëhen pjesë e kësaj përpjekjeje”, deklaroi Rama.