", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2021/December/21/auto_qq1640078312.jpg", "width": 900, "height": 508 } }

Donald Veshaj deklaron se do të largohej nga BB VIP nëse Beatrix do të dilte nga shtëpia

Banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, Big Brother VIP, përfshihen shumë shpesh në debate e biseda me njëri-tjetrin.

Një bisedë e bërë ditën e sotme (e hënë) mes Antonelës dhe Donalit ka marrë vëmendje të madhe në rrjete sociale.

E pyetur nga ish-konkurrentja e “Përputhen” nëse do të largohej pas Beatrixës, prezantuesi nuk ka ngurruar që të përgjigjet pa menduar fare.

“Me dal Trixa a del edhe ti pas Trixës”, iu drejtua Berisha.

“Po, normal”, ka qenë përgjigja e Veshajt duke lënë të befasuar edhe të tjerët që ndodheshin bashkë me të.

Ndërkohë, Ramosaj ditën e djeshme kërkoi që ta linte shtëpinë pasi nuk po ndihej mirë.

Ajo bëri një kërkesë që të largohej nga gara duke thënë se dëshironte të shkonte në shtëpi.

Beatrixa dhe Donaldi ndryshe po shijojnë një lidhje dashurie brenda këtij formati të popullarizuar.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)