VIDEO-SYRI TV/ Noka: Demokratët e kanë kuptuar që Basha është peng

Në emisionin Çim Peka Live ka qenë i ftuar edhe deputeti Flamur Noka.

Ai ka deklaruar se veprimet e shumicës demokrate do të jenë hap pas hapi, duke marrë në konsideratë veprimet e Lulzim Bashës.

Noka ka thënë se referendumi i 18 dhjetorit tregoi qartë se Lulzim Basha është peng i Ramës.

Ai tha se demokratët tashmë e kanë kuptuar se një pakicë nuk mund t’i mbajë peng të gjithë demokratët.