Leonardo DiCaprio na dha një arsye më tepër për ta dashuruar dhe më shumë

Është një nga protagonistët më të dashur dhe simpatik të Hollivudit.

 Herë pas here ka treguar se sa bujar mund të jetë (mos harroni se ofroi 3 milionë dollarë ndihmë pas zjarreve shkatërruese në Australi disa muaj më parë), ndërsa në të njëjtën kohë kolegët e tij nuk e fshehin dashurinë dhe admirimin për të.

Së fundmi, ai na dha një arsye më shumë për ta dashur atë. 

Nuk i ka fshehur asnjëherë shqetësimet për mjedisin dhe dashurinë për kafshët.

 Në një intervistë për Entertainment Weekly, ai zbuloi se si u zhyt në një liqen të ngrirë për të shpëtuar qentë e tij.

Ai shpjegoi se Jack dhe Jill , siç quhen huskit e tij, ranë në një liqen të ngrirë gjatë xhirimeve të Don't Look Up, filmi në të cilin ai luan së bashku me aktoren Jennifer Lawrence.

 Lawrence, e cila ishte me të në intervistë, ka dhënë më shumë detaje se çfarë ka ndodhur saktësisht.

“Një nga qentë ra në liqen. Leonardo u hodh në liqenin e ngrirë për të shpëtuar qenin. Mirëpo, kur do të nxirrte qenin nga liqeni, tjetri u hodh brenda”.

“Qeni tjetër filloi të lëpijë atë që po mbytej dhe më pas ishim të gjithë bashkë në liqenin e ngrirë”  , shtoi aktorja.

“Jam i sigurt që të gjithë pyesni veten se çfarë ndodhi më pas. Ai shkoi menjëherë dhe u zhvesh në makinë ”, shtoi JLaw. 

Regjisori i filmit, Adam McKay, i cili ishte në panel, i përshkroi qentë e Leos si "uraganë"  dhe Lawrence-n ishte dakord.

Leonardo di Caprio dhe e dashura e tij, modelja 24-vjeçare Camilla Morrone, përveç dy huskive, kanë edhe një të tretë, Sally, pasi të dy i duan kafshët dhe kanë dobësi për qentë.