Vuçiç lëvdon Ramën për arrestimet, Xhafka: Ja çfarë ndodh në SHBA

Policia e Tiranës ka arrestuar 2 persona dhe për 6 të tjerë ka nisur procedimin penal, pasi dyshohet se dogjën 4 flamuj serb, në protestën e djeshme para kryeministrisë. Pas hekurave përfunduan shtetasit Astrit Cara dhe Besnik Balani.

Lajmi për arrestimin e të rinjve shqiptarë është mirëpritur nga presidenti serb, Aleksandër Vuçiç.

“Sigurisht që është e papranueshme përdhosja e simboleve dhe mendoj se Shqipëria reagoi me shpejtësi, seriozitet dhe përgjegjësi dhe vetë kryeministri Rama”, tha Vuçiç.

Por gazetari Agim Xhafka shkruan se të rinjtë nuk duhet të futen në burg.

“O Edvin “amerikani”! Mos fut të rinj në burgje që t’i bësh qejfin Vuçiçit. Mësoje se ç’ndodh në Amerikë kur dikush djeg flamurin

Gjykata e Lartë në USA më 1989 ka marrë vendim që djegia e flamurit është liri e shprehjes.

The majority of the Supreme Court held that flag burning constitutes a form of "symbolic speech" that is protected by the First Amendment,” shkruan ai.