Mbappe festoi ditëlindjen: Munguan yjet e mëdhenj, bashkëlojtarët e provokuan me një dhuratë
Sulmuesi francez Kylian Mbappe mbushi ditën e djeshme 23 vjeç dhe pothuajse të gjithë bashkëlojtarët e tij ishin të pranishëm në festën e ditëlindjes.
Megjithatë, mungesa e Lionel Messit dhe Neymar ishte e dukshme. Gjithashtu në ditëlindjen e Mbappes nuk ishin prezent as amerikano-jugorëe tjerë - Angel Di Maria, Mauro Icardi dhe Leandro Paredes.
Nisur nga fotot e publikuara në rrjetet sociale, aty ishin Sergio Ramos, Ander Herrera, Sergio Rico, Marco Verratti, Georginio Wijnaldum, Julian Draxler ...
Juan Bernat zbuloi në Instagram se i dhanë Mbappes një fanellë të PSG-së me mbiemrin dhe numrin 2050, që përfaqëson vitin deri në të cilin ai duhet të qëndrojë në klub.
Kujtojmë, Mbappe me siguri do t’i bashkohet Realit verën e ardhshme si lojtar i lirë, teksa këtë verë kërkoi largimin nga PSG.
Sulmuesi i madh iu bashkua Parisit në vitin 2018 nga Monaco me një vlerë prej 145 milionë eurosh.