Sot 'Open Ballkan' në Tiranë, 5 marrëveshje dhe konferencë shtypi e treshes Rama- Vuçiç- Zaev

Zhvillohet sot në Tiranës, takimi i "Open Ballkan", nismës së vendeve të rajonit që i janë bashkuar vetëm Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut. Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç dhe ish-Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, kanë mbërritur pasditen e djeshme dhe janë pritur me protesta nga opozita shqiptare për këtë pak të njëanshëm që favorizon Serbinë.

Pesë marrëveshje pritet të nënshkruhen dhe pas tyre në orën 13, tre liderët ballkanikë do të japin një konferencë shtypi të përbashkët. Marrëveshjet që priten janë:

1. Marrëveshja për kushtet për akses të lirë në tregun e punës në Ballkanin Perëndimor.
2. Marrëveshja për ndërlidhjen e skemave të identifikimit elektronik të qytetarëve të Ballkanit Perëndimor.
3. Marrëveshja ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Serbisë dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për bashkëpunim në fushën e veterinarisë, sigurisë ushqimore dhe ushqimore për kafshë dhe fitosanitare në Ballkanin Perëndimor.
4. Marrëveshja ndërmjet Qeverisë së Republikës së Serbisë dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për njohjen reciproke të autorizimeve të operatorit ekonomik të autorizuar – siguri dhe siguri (AEOS).
5. Marrëveshja ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për njohjen reciproke të autorizimeve të operatorit ekonomik të autorizuar – siguri dhe siguri (AEOS).

AXHENDA

09:00 – Mbërritja e delegacioneve në Pallatin e Brigadave
09:05 – Takimi i 3 drejtuesve (në Pallatin e Brigadave) Kryeministri Edi Rama, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, dhe Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev
09:30 – Seancë
I pari merr fjalën Kryeministri Edi Rama. Më pas Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, Komisioneri për Zgjerimin dhe Fqinjësinë, Olivér Várhelyi, Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, Majlinda Bregu, Drejtor i Sekretariatit të CEFTA-s, Emir Djikic, Drejtori i Komunitetit të Transportit, Matej Zakonjšek, Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Serbisë, Marko Cadez.

Në seancë marrin pjesë edhe krerët e dhomave të tregtisë: Ines Muçostepa, Antoni Peshev,
10:30 – Pushim
10:45 – Diskutimi i liderëve mbi axhendën e ardhshme për Ballkanin e Hapur
12:00 – Forumi Rajonal për Bujqësi dhe Bashkëpunim Rajonal

PANELI:
Edi Rama
Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj
Ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç
Branislav Nedimoviç
Siniša Mali
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev
Zëvendëskryeministër dhe Ministri i Financave të Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovacevski
Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Menaxhimit të ujërave,
Trajan Dimkovski
Ines Muçostepa

NË SEANCË MARRIN PJESË EDHE:
Kryetarët e dhomave të tregtisë + 5 përfaqësues të agrobiznesit

13:00 – Konferencë e përbashkët për shtyp e tre liderëve
të iniciativës ballkanike të hapur