‘Votoi shkarkimin e Bashës me teser të 1992’/ Kreu i LSI demaskon sërish Bardhin: Jam i ditëlindjes 1989

Nuk kanë të ndalur skandalet që kanë përfshirë lidershpin e shkarkuar të PD-së, ku një tjetër denoncim vjen për Gazment Bardhin, se ka manipuluar me deklaratat e tij për anëtarët demokratë të cilët kanë votuar në referendumin e 18 dhjetorit.

Kryetari i LSI dega Divjakë Ledio Rrudho, ka denoncuar për redaksinë e SYRI-t se Gazment Bardhi i ka deklaruar se sikur ai ka votuar në datë 18 dhjetor në referendumin për shkarkimin e Lulzim Bashës, me teser partie të 1992, ndërkohë që zoti Rrudho është i ditëlindjes 11/ 10/ 1989.

Lexoni denoncimin më poshtë: