Rekord i ri, ylli i Ajaksit kalon Lionel Messin

Dushan Tadiç vazhdon të dhurojë spektakël edhe pse është 33 vjeç. Sulmuesi i Ajaksit ka vendosur një rekord të ri në futboll. Lojtari dha një asist në humbjen e skuadrës së tij ndaj AZ Alkmarit. Ky ishte asisti i 37 në vitin 2021 për të. Një statistikë mbresëlënëse duke pasur parasysh se lojtari që e mbante rekordin ishte Lionel Mesi me 36 në vitin 2021. Kjo statistikë vlen për golat e shënuar me kombëtaren dhe klubin gjatë një viti kalendarik. Tani ky rekord i përket serbit.