Shpërthen tritoli pranë rrethrrotullimit të Saukut, detajet e para

Një shpërthim ka ndodhur mbrëmjen e sotme pranë rrethrrotullimit të Saukut, në rrugën "Selim Brahja". 

Lënda e dyshuar dyshohet se është tritol.

Nga shpërthimi janë dëmtuar dy automjete, ndërsa fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar. 

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 20.12.2021, në Sauk, në rrugën "Selim Brahja", rreth orës 19:45, në rrugën dytësore që del për në rrethrrotullimin e Saukut, afër nënkalimit, dyshohet se ka plasur një sasi e vogël lëndë plasëse dhe për pasojë janë dëmtuar dy xhamat e parë të dy mjeteve që ndodheshin të parkuara. 

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.