Paralajmëron Strazimiri: Protesta vetëm fillimi, opozita po ringrihet

Ish-deputeti Gent Strazimiri ka dkomentuar protestën e mbajtur ditën e sotme kundër ardhjes së Vuçiç në Shqipëri.

I ftuar në emisionin “Debat” me Alba Alishanin në A2 CNN, Strazimiri theksoi se ky është vetëm fillimi dhe i rikujtoi kujtdo që është në krah të Ramës sot, se opozita është në shesh dhe po ringrihet edhe më e fortë.

“Sakrifica që ata bënë ishte me të vërtetë dicka që ta mbushte shpirtin. Pa asnjë reagim nuk mund të kalonte kjo që ndodhi si nga pikëpamja politike, ashtu dhe ajo rajonale. Ky është vetëm fillimi. 

Ne vijmë nga një 72 orësh intensive, referendum, administrimi i procesverbaleve të rezultatit final. Kemi patur kohë për të punuar për këtë protest gjysmën e ditës së dielë dhe gjysmën e ditës së sotme. Cilido që është në krah të Ramës, Basha apo Vuçiç sot të kuptojë që opozita është në shesh dhe do ngrihet gjithnjë e më e frotë. 

Nuk mund të protestojnë ata që janë në marrëveshje me njëri tjetrin, një pakicë që s’mund të quhen opozitë”, tha Strazimiri.