‘Jemi krenarë që historia na dha të drejtë. Sot nisi fundi i Rama- Soros- Vuçiç’

Vëllezër dhe motra shqiptarë! Jemi pafundesiht krenare sot, qe historia na dha te drejte! Sonte Opozita e Bashkuar ka dalë të bëjë një pritje spektakolare për ministrin e Sllobodan Milloshevicit, vëllain e Edi Vuçiçit, Aleksandër Vuçiç dhe mentorit të tyre shpirtëror dhe politik birit të spekulantit dhe hajdutit më të madh të Planetit Xhorxh Soros, Alex Soros.

Jemi krenarë që sonte opozita u mblodh në të njejtin shesh ku ne jemi mbledhur me dhjetëra herë, për të treguar pikërisht atë që u fol sonte në shesh se opozita ka qenë plotësisht e kapur nga tentakulat e Edi Vucicit, me urdhër dhe direktiva të qarta të Xhorxh Soros.

Jemi krenarë sot, që u bashkuam në të njejtin shesh ku Policia e Edi Vucicit na arrestoi dhe na shoqroi në komisariat, për kërkuam përpara kryeministrisë që Xhorxh Soros të shpallet Non Grata.

Jemi krenarë që Opozita e Bashkuar sot, u mblodh e gjitha në shesh për të përsëritur tezat e sovranizmit, të konservatorizmit dhe të luftës ballore me armikun më të egër të shqiptarëve Xhorxh Soros i cili po projekton me pakicat në Shqipëri, transferimin e Shqiptarisë nën Beogradin.

Sonte ishim në shesh me shqiptarë nga të gjitha trojet shqiptare për të kundërshtuar me forcë thikën e përgatitur për shpatullën e Kosovës nga neomarksistët e maskuar të Shqiptarisë me te ashtuquajturin “Open Ballkan” të sponsorizuar nga Internacionalja Komuniste dhe Federata Nderkombëtare e Falimentimit të Popujve.

Jemi krenarë që tezat tona sovraniste dhe konservatoriste që i kemi ulëritur në të njëjtin shesh dhe në të njejtin Bulevard (packa se shumë më të pakët në numër) i risjell i Madhi Zot, me Opozitën e Bashkuar sot, nëpërmjet një pafundësie instrumentash që Ai i lëviz dhe i përplas, për të treguar dhe për të na bërë më të palëkundur se kurrë, se ne kemi patur të drejtë në gjithcka kemi thënë e kemi bërë gjer më sot madje edhe kur kemi thene qe Partia Demokratike ka qene e dirigjuar prej sorosianeve te Edi Rames.

Sot është dita juaj të mos na lini vetëm dhe t’i bashkoheni oqeanit të madh opozitar që do ta shkulë tradhëtinë Edi Vucic dhe aleatët e tyre të maskuar mirë nga rrënjët deri në rikthimin e plotë të sovranitetit të Shqipërisë, clirimit të saj prej mafies sorosiane në pushtet dhe në Opozitë dhe të Jeruzalemit tonë që është Kosova.

Ne do të jemi aty, për të shërbyer si sitemi imunitar i këtij aksioni të madh të zgjimit të shqiptarëve, dhe për ta dërrmuar përfundimisht investimin serbomadh në Ballkan dhe rikthimin e plotë të Lirisë, të Demokracisë dhe të votës së lirë në këtë vend. Nuk shuhet kurrë ky popull, edhe sikur sikur serbët shqipfolës të pakicave të Tiranës të maskohen me Amerikë dhe me Ambasadë Amerikane.

Ky popull madhështor i ka mbijetuar furtunave të mëdha shekujve dhe do të triumfojë sot, ndaj Edi Vucicit, dhe aleatëve të tyre në rajon dhe më gjerë!Rroftë Shqipëria e Lirë dhe e Mosvarme!

Rroftë populli shqiptar në Dardani, në Iliridë, në Luginë, në Mal të Zi dhe në të githë botën kudo ku ata janë. Ky është një uragan të cilit Edi Vucici nuk i shpëton dot!Kjo është fuqia e Kosovës. Kur shpëton veten, shpëton edhe Shqipninë!