‘Luli pse nuk ikën në Amerikë’, Ironia e Kullurit: Mos ka frikë se e gjen derën në bravë tjetër

Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar, Edvin Kulluri ka ironizuar kryetarin e shkarkuar, Lulzim Basha.

Kulluri ka pyetur me ironi se përse Basha nuk ikën në SHBA apo mos ka frikë se e gjen derën me bravë tjetër.

“Ky Luli pse nuk iken ne SHBA! Apo ka frike se e gjen deren me brave tjeter?”, shkruan Kulluri në rrjetin social facebook.

Kujtojmë se tashmë me referendumin e 18 dhjetorit Basha është zënë ngushtë, pasi demokratët vendosën shkarkimin e tij nga posti i kryetarit.

Ky i fundit po përpiqet me çdo kusht të mos lirojë karrigen, madje para referendumit bëri tentativa për të ndërruar bravat e derës, në mënyrë që të bllokonte procesin e votimit atë ditë.