Harxhi: Basha donte të shkatërronte opozitën, PD në tetë vjet ka bërë protesta të vakëta

Ish-kandidatja për kryetare të Partisë Demokratike Edith Harxhi, në një intervistë në emisionin Ora 19:00 të moderatores Juli Krisafi, deklaroi se Basha sa duket kishte mision të shkatërronte opozitën.

Harxhi theksoi se Partia Demokratike në tetë vjet, ka bërë protesta të vakëta.

“Basha donte të shkatërronte opozitën, PD në tetë vjet ka bërë protesta të vakëta. Unë fola për ata grupe neo-markiste, që ndërhyjnë shumë në punët e vendit tonë. Ballkani i Hapur ka lindur në Nish, është iniciativë e Vuçiçit dhe e Ramës. Janë projekte të financuara nga Soros dhe natyrisht janë financime të dyshimta.

Armatimi i Serbisë nuk është jashtë kohe, po bëhet nga Rusia dhe Kina. Kjo është arsye tjetër e Ramës, që pret Vuçiçin, ministrin e Millosheviçit. Ne vazhdopjmë punën për rithemelimin e PD-së, Basha nëse do mund të qëndrojë si deputet, më në fund partia i kthehet anëtarësisë së saj e kjo është arritja më e madhe e Partisë Demokratike. Basha është i ikur tashmë. Duhet vetëm të lërë atë post, që nuk i takon, sepse nuk ka mbështetjen e anëtarësisë”, deklaroi Harxhi.