Edita Tahiri: Rama dhe Vuçiç kërkuan azil...Nuk guxuan të qëndrojnë përballë shqiptarëve

Kryenegociatorja e parë e bisedimeve Kosovë-Serbi, Edita Tahiri ka reaguar në lidhje me protestën e zhvilluar pasditen e sotme në Tiranë, kundër vizitës së Aleksandër Vuçiç në kuadër të projektit Balkani i Hapur.

Tahiri thekson se Rama dhe Vuçiç , nuk guxuan të qëndrojnë në Tiranë përballë protestës së shqiptarëve që mbron interesat kombëtare.

Rama dhe Vuçiq kërkuan azil te një oligark i Elbasanit, nuk guxuan të qëndrojnë në Tiranë përballë protestës së shqiptarëve që mbron interesat kombëtare’, shkruan Tahiri në Facebook.