Bumçi: Basha deri dje i ofronte garanci Ramës për të qenë mbret, sot pushteti në hall…

Ish-ministri i Jashtëm Aldo Bumçi, në intervistë në emisionin Task Force të moderatores Sonila Meço, foli për protestën e sotme të mbajtur në Tiranë nga ish-kryeministri Sali Berisha, që kundërshton vizitën e Vuçiç në Beograd.

Bumçi theksoi se Lulzim Basha deri dje i ofronte garanci Ramës për të qenë mbret, kurse sot kemi opozitë të fortë e të vërtetë, e ndaj Edi Rama është në hall.

“Sot kemi opozitë të vërtetë. Lulzim Basha deri dje i afronte Ramës garancinë për të qenë mbret.

Sot Rama ndodhet në hall, duhet të mblidhemi dhe t’i shkurtojmë ditët regjimit të Edi Ramës. Basha nuk është më kryetar i PD-së. Rithemelimi i PD-së është thjesht nisja e procesit të pandalshëm”, deklaroi Bumçi.