'Lul Brava', Berisha: Bën apoteoza për SPAK, kërkon të mbyllë afera të mëdha korruptive

Ish-kryeministri Sali Berisha, në fjalën e mbajtur në protestën kundër vizitës së Aleksandar Vuçiç në Tiranë, iu referua sërish Bashës me “Lul Brava”.

Berisha theksoi se Lul Brava ka thurrur tashmë apoteoza për SPAK-un, duke thënë se kërkon të mbyllë afera të mëdha korruptive.

“Lulzim Basha thurr apoteoza ndaj SPAK tani. Basha kërkon të mbyllë, kërkon t’i vërë kapak aferës prej 430 milionë me 3 milionë euro të vjedhura.

Jo dhe jo, miq që jemi këtu, të betohemi para njëri-tjetrit dhe vetes se nuk do të ndërpresim kurrë protestën, derisa regjimi i kleptokracisë të vendoset para ligjit dhe ne si shqiptarë të votojmë të lirë për veten dhe vendin tonë. Ky uragan, ky ortek nuk ndalet më”, deklaroi Berisha.