Greqi/ 3 689 raste të reja dhe 85 viktima nga Covid

Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar të infektuar me Covid 3 689 raste të reja nga 97 428 testime në Greqi.

Sipas raportit të fundit nga ministria e Shëndetësisë bëhet me dije gjithashtu se në orët e fundit kanë humbur jetën 85 persona duke e çuar në  19 976 numrin e përgjithshëm të viktimave nga Covid nga fillimi i pandemisë e deri më tani.

Ndërkohë, vijojnë të jenë në spital në gjendje të rëndë  670 pacientë.

Në vendin fqinj nga fillimi i pandemisë e deri më tani numri i përgjithshëm i të infektuarve me Covid ka shkuar në  1 037 759 të infektuar.