FOTO/ Mbërriti me makinë luksoze te selia e PD, demokratët s'ia përtojnë Salianjit: Tradhtar

Deputeti i Lulzim Bashës, Ervin Salianji mbërriti sot te selia e PD me një automjet luksoz tip 'Range Rover' qindra mijëra euro. 

Siç duket edhe nga pamjet, Salianji zbret nga makina, e cila afrohet deri te këmbët e protestuesve që ishin mbledhur te oborri i PD, dhe kalon përmes njerëzve, duke i provokuar.

Protestuesit demokratë nuk ia përtojnë dhe lëshojnë drejt tij thirrje e ofendime, duke e quajtur tradhtar. 

Me nënqeshje ironike, deputeti i Bashës ngjiti shkallët dhe u fsheh brenda selisë së PD.