VIDEO/ Nishani: Sot një moment historik, Ballkani i Hapur projekt antieuropian

Ish-presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani, në fjalën e mbajtur në protestën kundër vizitës së Vuçiç në Tiranë, të thirrur nga Sali Berisha, deklaroi se sot është një moment historik.

Nishani theksoi se Ballkani i Hapur është projekt antieuropian.

“Po ndodhin vjedhje të përmasave të mëdha në vend. Hajnia dhe tradhtia janë motër e vëlla. Ky është moment historik për demokracinë në vend. Ne nuk mund ta lejojmë më homogjeninë serbe, sepse ajo në të kaluarën ka shkaktuar luftëra dhe gjak.

Ballkani i Hapur është projekt antieuropian dhe antiperëndimor. Ky projekt po na fërkon përditë e më shumë me vendet perëndimore. Aleatët e tradhtisë dhe të hajnisë nuk mund të marrin peng PD-në. Ata nuk mund të marrin peng një komb të tërë, që ka qenë, është e do mbetet në këmbë”, deklaroi Nishani.