Cardi B akuzohet nga fansat për mashtrim

Të gjithë fansat e Cardi B, janë kthyer kundër saj së fundmi.

Prej muajsh, Cardi B ka nxjerrë në treg një linjë të re kukullash të krijuar nga vetë ajo.

 

Asnjë nga kukullat e reja të këngëtares nuk mbërriti kurrë në duart e klientëve.

Fansat e kthyen në një protestë online reagimin e tyre dhe u detyrua të lajmërojë se linja nuk do të dalë në treg.

 

Fansat që shpenzuan 35 dollarë për një kukull, kritikuan prodhuesin “Real Woman Are” dhe thanë se janë mashtruar.

“Real Woman Are” filloi të marrë porosi për kukullat pas njoftimit që bëri Cardi B në mars dhe kukullat u tha se do të shpërndahen në tetor, por kjo nuk ndodhi.

 

Sipas “TMZ”, Cardi B i ka kërkuar kompanisë që të japë rimbursime për klientët menjëherë.

Por, deri tani as përfaqësuesit e reperes as të kompanisë së prodhimit nuk kanë reaguar publikisht.