FOTO/ Partizani publikon çmimet e biletave për derbin me Tiranën

Java e 15 e Abissnet Superiore do ketë në fokus derbin e kryeqytetit Partizani-Tirana.

Interesi për të ndjekur këtë ndeshje gjithmonë ka qenë i madh, sepse përveç klasifikimit kjo ndeshje vlen dhe për prestigj.

Çmimet e biletave variojnë nga 500 deri në 5000 lekë, një thirrje për tifozët që të jenë sa më të shumtë në stadium për këtë super përballje.

Të kuqtë nuk po kalojnë një moment të mirë, dhe një fitore ndaj Tiranës do të ngrinte moralin e skuadrës.