FOTO/Ja çfarë po ndodh te kryeministria pak para protestës madhështore

Pak para nisjes së protestës së paralajmëruar nga Sali Berisha, e cila nis në orën 16:00 nga selia blu dhe vijon tek Kryeministria, në ambientet e jashtme të godinës së Qeverisë janë vendosur kangjellat metalike dhe është rritur siguria.

Furgonë dhe forca të shumta policie janë pozicionuar pas godinës së Kryeministrisë, siç shihet në fotot e agjencisë LSA.

Ndërkohë që në Bulevard, përpara Kryeministrisë është duke u bërë gati skena dhe podiumi ku do të mbajnë fjalën drejtuesit e protestës.

Mësohet se do të jenë rreth 2000 forca policie që do të angazhohen për të siguruar rendin dhe sigurinë gjatë zhvillimit të protestës që do të nisë në orën 16:00 nga selia blu dhe do të vijohet drejt Kryeministrisë.

Ndërkohë, në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ janë vendosur flamujt e Maqedonisë së Veriut, të Serbisë dhe të Shqipërisë.

Sipas njoftimit të shpërndarë nga Berisha, objekti i protestës do të jetë takimi që do zhvillohet në këto dy ditë në Shqipëri mes Kryeministrit Rama, Presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, dhe Kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, në kuadër të projektit ‘Ballkani i Hapur’.