", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2021/December/20/auto_fgfdsgf1639983811.webp", "width": 963, "height": 541 } }

E paprecedentë/ Gazetari turk godet me shuplakë një teknik audio

Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur në Turqi së fundmi.

Gazetari i Haberturk,  Muharrem Sarikaya ka goditur me shuplakë një teknik audio ndërsa ky i fundit po përpiqej ta ndihmonte në vënien e mikrofonit.

Sindikata e Gazetarëve në Turqi e dënoi incidentin: Dënojmë aktin e egër të gazetarit Muharrem Sarikaya kundët teknikut të audios Ahmet Demirit.Presim falje nga  Sarikaya” .

Më pas dhe ndërsa video u bë virale në të gjitha rrjetet sociale në vend, gazetari i HABERTURK ka kërkuar falje, por tekniku ka deklaruar se do të bëjë padi.

Megjithatë, disa përdorues të Twitter-it në postimet e tyre thanë se kërkimi i faljes së Sarikaya nuk ishte i mjaftueshëm dhe se ai duhet të përjashtohej nga profesioni.

Pak më vonë u bë e ditur se gazeta Haberturk i ka dhënë fund bashkëpunimit me gazetarin e njohur.