Rekordi/ Futbollisti ndëshkohet me karton të kuq për herë të parë pas 215 ndeshjesh

Real Sociedad pësoi humbjen e katërt radhazi në kampionatin spanjoll, teksa mbrëmjen e djeshme përballë Villareal edhe sulmuesi Oyarzabal “tradhtoi”, duke u ndëshkuar me karton të kuq në fillim të pjesës së dytë dhe komplikuar ndeshjen.

Gjithsesi vlen të theksohet se ky ishte kartoni i parë në karrierë për sulmuesin spanjoll të klubit bask, i cili numëron 215 ndeshje në La Liga dhe asnjëherë nuk kishte ikur në dhomat e zhveshjes i ndëshkuar me të kuq.

Një shembull i vërtetë “Fair Play”, sulmuesi Oyarzabal, që gjithsesi dje nuk arriti të zgjatë më shumë këtë ecuri, pasi u ndëshkua me karton të kuq pikërisht në sfidën e 215-të në karrierë në La Liga.