FOTO/ Rezultatet dhe renditja pas ndeshjeve të javës së 14-të të Superiores
Tirana ka vazhduar të jetë e shkëputur në kreun e renditjes së Superiores, pas fitores 2-1 ndaj Teutës.
Bardheblutë kanë dhënë një tjetër provë force duke mundur kampionët në fuqi, edhe pse në fund rrezikuan që të linin pikët që i kishin fituar me meritë deri në 10 minuta e fundit.
Bardheblutë u shfaqën kërkues dhe falë golit të shpejtë të Totre, ia dolën që të bënin më të thjeshtë sfidën e tyre.
Ata administruan rezultatin dhe duke u mbrojtur mirë, pastaj kundërsulmuan rrezikshëm derisa shënuan edhe golin e dytë me Seferin pas një mori rastesh të humbura.
Por kryeqytetasit e menduan të mbyllur shumë shpejt sfidën dhe Teuta u kthye në lojë duke rrezikuar e duke shënuar me Grudën.
Kjo bëri që ndeshja të mbyllej me drithërima deri në sekondat e fundit.
Por në mbyllje ishte një sukses i bardhebluve të cilët morën 3 pikët për të ruajtur distancën nga Kukësi ndjekës.