I riu në Krujë humb kontrollin e mjetit/ 3 të plagosur, 14-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Krujë. Policia bën me dije se  në aksin rrugor Krujë-Qafshtamë, një automjet me drejtues shtetasin Eni Ajazi, rreth 18 vjeç, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Si pasojë  e daljes nga rruga është dëmtuar shtetasi Klevis Reçi, rreth 15 vjeç, i cili bashkë me drejtuesin e mjetit ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën, ndërsa shtetasi Abaz Ajazi, rreth 14 vjeç, ndodhet në gjëndje të rëndë.

Krujë/ Informacion paraprak:

Rreth orës 21:05., në aksin rrugor Krujë-Qafshtamë, një automjet me drejtues shtetasin H. A., rreth 18 vjeç, ka humbur kontollin dhe ka dalë nga rruga.

Si pasojë  e daljes nga rruga është dëmtuar shtetasi K. R., rreth 15 vjeç, i cili bashkë me drejtuesin e mjetit ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën, ndërsa shtetasi A. A., rreth 14 vjeç, ndodhet në gjëndje të rrëndë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.