‘Prindërit i kam memeca, 25 vjet s’i kam dëgjuar zërin’, konkurrentja përlot studion me rrëfimin prekës!

Prime i fundit i “Përputhen” u përcoll me emocione të shumta.

Alesia mori një mesazh nga babai i saj pasi konkurrentja kishte zbuluar se kishte humbur nënën prej katër vitesh.

 

“Je gjithçka për mua! Kam dhënë premtim që do të jem vëlla, baba, nënë për ju, për ty dhe motrat”, tha ai, duke e quajtur “dhuratën më të bukur nga bashkëshortja”. Ai tha se nuk ka asnjë lloj paragjykimi e që do e përkrahë gjithmonë.

 

Teksa fliste Alesia një tjetër vajzë shpërtheu në lot.

Bëhet fjalë për Florianën, e cila tha se kjo histori e preku shumë pasi ajo nuk ia kishte dëgjuar kurrë zërin prindërve të saj.

 

“Ma këputi shpirtin. Unë nuk ia kam dëgjuar një herë zërin. Mamin dhe babin i kam memeca”, tregoi ajo mes lotësh.

Megjithatë, ajo shtoi se kjo pjesë e prek shumë, ndaj nuk ka dashur të flasë.
 

Djemtë e opinionistët u përlotën nga historitë e trishta, duke i dhënë mesazhe force të dyja vajzave.