Rikthehet ‘konflikti’ mes repereve. Tayna i bën ‘diss’ Melindës në këngën e fundit

Tayna- Rina- Melinda Ademi do ktheheshin në trekëndëshin më të nxehtë në muzikën shqiptare rreth 4 vite më parë kur debutuan në muzikë, thuajse njëkohësisht.

Duke qenë se ishin të treja repere dhe po hapnin kështu një rrugë të re për gjithë vajzat e tjera në repin shqiptar, rivaliteti mes tyre ishte i kuptueshëm.

 

Pas ofendimeve të njëpasnjëshme e thumbimeve me vargje këngësh, para dy viteve, Melinda pushtoi mediat rozë duke i kërkuar falje Taynës për gjuhën e përdorur ndaj saj.

Mirëpo, kjo e fundit jo vetëm që nuk i ktheu përgjigje publikisht, por nëpërmjet menaxherit të saj u shpreh se nuk e pranonte faljen dhe s’kishte asgjë për t’ i thënë Melindës.

 

Pas komenteve fyese nga fansat e saj dhe neglizhimit, Melinda është shprehur se fakti që i ka kërkuar falje Tayna-s është marrë si dobësi.

Për një periudhë kohe u duk se "gjakrat" mes tyre u qetësuan.

 

Teksa Tayna ka rregulluar marrëdhëniet me Rinën. Mirëpo, loja e diss-eve është hapur sërish.

Në këngën e saj "Ay Caramba" Melinda iu përgjigj Taynës për këngën "Money".

 

Në këtë këngë, Tayna thotë: "Ki menu ki b*th mu shty me mu po ki harru që i ki silikon".

Ndërsa Melinda ia ktheu: "Kush eshte tu rrejt qe i kom silikon, kush po xhelozon le t'ma testojë, le t'ma kafshojë".

 

Një përgjigje ka ardhur nga Tayna në këngën e fundit  "OFG". Ajo shprehet: 

Kush provokon edhe kush xhelozon
Qysh t'konvenon n’kryt tan supozon
Vec edhe ni zo me ta ni fluturon
I du dy metra me tri presje six figures
Qe vjen tjetra ngoj rimat ka pull triggers

 

Por, nuk mbaron me kaq. Melinda ka treguar në një intervistë pak kohë më parë se ka studiuar për "Histori" në SHBA.

Këtë intervistë duket se e ka parë edhe Tayna që shprehet mes vargjeve:

Kqyrе e kapi histeria tutet, ju kry historia
Shoh qе po lyp mizoria narcisite fantazi
Najher e kap nostalgjia qysh si eci llogaria
Po e nalt o krenaria shpirt i humbur rehatia

 

Deri tani nuk ka ende një reagim nga Melinda, por duket se hesapet e vjetra mes tyre janë rihapur.