Dështon ‘Miss World’/ Pak orë para finales 23 garuese rezultojnë pozitive me Covid-19

Një nga konkurset më të mëdha në botë ka dështuar pak orë para finales.

“Miss World” që këtë vit do të zhvillohej në Porto Riko, është shtyrë për shkak të infektimeve me Covid-19.

23 nga 97 konkurrentet kanë rezultuar pozitive në testin e koronavirusit.

Në një deklaratë disa orë para fillimit të konkursit, organizatorët thanë se po e ri-caktonin finalen, duke përmendur ‘interesin për shëndetin dhe sigurinë e garueseve, stafit, ekuipazhit dhe publikut të gjerë’.

Në një konferencë për shtyp të Departamentit të Shëndetësisë në Puerto Riko të enjten, epidemiologia Melissa Marzan, u tha gazetarëve se kishte pasur 38 raste pozitive të lidhura me “Miss World”, 15 persona staf dhe 23 konkurrente.

Ajo konfirmoi se ishin organizatorët e konkursit dhe jo autoritetet e ishullit, që morën vendimin për ta shtyrë ngjarjen.

Organizata e Miss World tha se finalja do të organizohet dhe do të mbahet brenda 90 ditëve të ardhshme.

Fituesja e vitit 2019, Toni-Ann Singh e Xhamajkës, mbetet titullarja në fuqi pasi në vitin 2020 gara nuk u organizua pikërisht për shkak të Covid-19.