Masakruan shqiptarët e boshnjakët/ BE në listë të zezë Vuçiç e Daçiç, Rama i vjen në ndihmë

Ishte 10 maj i vitit 1999, kur Këshilli i Europës do të shpallte një listë me emrat e zyrtarëve serbë që do të shpalleshin ‘non grata’ në Bashkimin Europian.

E kësaj liste nuk kishte si ti shpëtonte edhe Aleksandër Vuçiç, në atë kohë ministri  Informacionit në qeverinë e Sllobodan Millosheviçit, që po masakronte shqiptarët e Kosovës.

Por jo vetëm.

Edhe Ivica Daçiç, zëdhës i partisë së Millosheviçit do të përfshihej në atë listë.

Këta të dy do të shpalleshin ‘non grata’ në lidhje me masakrimin e shqiptarëve dhe boshnjakëve gjatë luftërave serbe në Ballkan.

E ndërsa Europa i ka ‘non grata’ ata kanë gjetur një aleat, e pikërisht në Tiranë, ku Edi Rama ka dalë në krah të tyre.

Pikërisht për këtë arsye, Rama nesër pret në Tiranë Aleksandër Vuçiçin, të cilin po e ndihmon ti pastrojë imazhin e tij prej një gjakatari shqiptarësh.