FOTO/ Mot i kthjellët dhe ngrica të shumta, ja moti për javën që vjen

Në një përmbledhje të shkurtër rreth parashikim të javës që presim përpara mund të thuhet se kryefjala do të jetë moti kryesisht i kthjellët si dhe temperaturat e ulëta.

Në këtë mënyrë dita e nesërme (e Hënë) parashikohet me mot kryesisht të kthjellët e alternime vranësirash kalimtare, bën të ditur Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.

Në zonën e jugut në orët e pasdites dhe mbrëmjes reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët.

Duke filluar nga dita e Martë deri ditën e Enjte në orët e mbrëmjes moti parashikohet kryesisht i kthjellët me alternime vranësirash në relievet malore. Siç u theksua më lartë në orët e mbrëmjes së ditës së Enjte reshje shiu e dëbore me intensitet të ulët në zonën e Alpeve.

Dita e Premte parashikohet me mot të vranët dhe reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët e mesatar në formën e shtrëngatave. Në zonën e veriut (konkretisht zonën e veriperëndimit) në orët e mbrëmjes reshjet me intensitet deri të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive.

Në relievet malore në lindje në lartësitë mbi 800 metër reshje dëbore.

Vlen për tu theksuar gjithashtu se duke nisur nga dita e Premte - për shkak të kalimit të disa qendrave të thella të presionit të ulët - parashikohet erë tepër intensive dhe e fortë si në tokë por veçanërisht përgjatë vijës bregdetare.