Shikoni si duket një apartament i ri në një hotel të famshëm akulli në Suedi
Icehotel në Suedi është padyshim një nga hotelet më të ftohtë në botë, dhe së fundmi u prezantua një apartament i ri.
Është projektuar nga Princi Carl Philip Bernadotte dhe partneri i tij i biznesit Oscar Kylberg.
Apartamenti quhet "Ëndrra e natës së verës" dhe përmban elementë lulesh dhe bimë të tjera.
Ky hotel ndodhet në Jukasjärvi.
Bernadotte dhe Kylberg thanë se qëllimi i tyre ishte të shfaqnin festimin e solsticit veror, një nga festat më të famshme të Suedisë.
"A ka një mënyrë më të mirë për të treguar bukurinë e akullit sesa kur lulet më të bukura përshtaten në mjedisin e Arktikut? Natyra skandinave që na rrethon luan një rol të madh në kulturën tonë," thanë ata.
Icehotel u hap nga Yngve Bergqvist në 1989 dhe që atëherë ai është ndërtuar dhe rinovuar çdo dimër.
Pesë vite më parë u hap Icehotel 365, një vend i përhershëm brenda hotelit i pajisur me teknologjinë e ftohjes me energji diellore.
Është e hapur gjatë gjithë vitit, ka një bar, një galeri arti dhe disa apartamente.
Sipas të dhënave nga faqja zyrtare, temperatura brenda hotelit varion nga -5 deri në -7 gradë Celsius.
Mysafirët marrin thasë gjumi dhe duhet të ndjekin një kurs mbijetese për t'u përshtatur me këtë mjedis të akullt.