Berisha: Nesër protestë kundër Rama - Vuçiç dhe inceneratorëve

Lideri historik i Partisë Demokratike ka shpërndarë në faqen e tij në facebook njoftimin për protestën e madhe që do të organzizohet në Tiranë.

“Protestë kombëtare kundër mega vjedhjes se inceneratorve dhe kundër paktit antikombëtar Rama – Vuçiç”, thuhet në njoftim.

Mësohet gjithashtu se protesta do të zhvillohet në orën 16 ditën e neserme.

Ndërkohë që grumbullimi i protestuesve do të bëhet në selinë e Partisë Dmokratike për tu zhvendosur më pas para selisë së Kryeministrisë.