Legjenda Betty White së shpejti do të mbushë 100 vjeç, ajo do të publikojë një film për jetën e saj

Aktorja legjendare Betty White do të mbushë 100 vjeç më 17 janar 2022. 

Me këtë rast ajo do të publikojë filmin “Betty White: 100 Years Young - A Birthday Celebration”.

Me regji të Steve Boetcher dhe Mike Trinklein, filmi tregon jetën e saj të përditshme. 

Shikuesit do të mund të shohin se çfarë po ndodh në xhirime, si po argëtohet ajo në kohën e lirë dhe si e festoi ditëlindjen e saj jubilare.

Në film do të shfaqen edhe emra të shumtë nga industria e filmit, si Ryan Reynolds, Tina Fey, Robert Redford, Clint Eastwood, Morgan Freeman e të tjerë.

Do të shfaqen gjithashtu klipe të periudhave të saj më të mira në karrierën e saj: teksa luante Rose në "Golden Girls", kur ishte drejtuese e Saturday Night Live, ndërsa xhironte një reklamë për Super Bowl / Snickers dhe kur ajo luante Sue Ann në "The Mary Tyler Moore" ".

Segmente të veçanta të filmit do të trajtojnë rëndësinë e Betty White si gruaja e parë që prodhoi një shfaqje televizive shtetërore dhe u nominua për një çmim Emmy.

"Kush nuk i pëlqen të festojë? Kjo festë do të jetë e mrekullueshme," tha ajo për CNN.