Britani/ Dorëhiqet ministri i Brexit, tjetër goditje ndaj kryeministrit Johnson

Ish-negociatori dhe ministri i Brexit-it, David Frost, ka dhënë dorëheqjen nga qeveria e Boris Johnsonit, pas shqetësimeve në rritje me qeverisjen e tij. Për Johnson kjo është një nga goditjet më të forta, por jo e vetmja, në javët e fundit.

Ish-negociatori i ministri i Brexit-it, David Frost, i ka dorëzuar kryeministrit Boris Johnson mbrëmjen e së shtunës.

David Frost, i cili ka qenë i besuar i kryeministrit Johnson, i dërgoi atij letrën e dorëheqjes.

Konservatori, David Frost, në letrën drejtuar Johnson ka deklaruar se ka hasur shqetësime të mëdha lidhur me qeverisjen e tij, pas masave të ashpra anti-Covid dhe rritjes së ndjeshme të taksave.

Zyra e kryeministrit Johnson në një reagim lidhur me dorëheqjen e Ministrit, u shpreh se ishte zhgënjyese në këtë moment.

Boris Johnson tashmë përballet me 100 deputetë që i kanë dalë kundra në votimin parlamentar për zgjatjen e masave anti-Covid dhe miratimin e pasaportës së vaksinimit si edhe humbja që pësoi në zgjedhjet e pjesshme.

Johnson është tronditur javët e fundit edhe nga akuzat e forta se ai dhe stafi i tij shkelën rregullat e pandemisë, pasi organizuan festa private.