Aguero mund të kthehet te Manchester City, por këtë herë me një rol tjetër

Pak ditë më parë, Sergio Aguero dha lajmin e trishtë se do të tërhiqej përfundimisht nga futbolli i luajtur, për shkak të problemeve në zemër.

Megjithatë, argjentinasi është gati për një aventurë të re larg fushës, por jo jashtë futbollit. Në fakt, sipas Ole, për ish-sulmuesin duket se është gati një rol në ish-skuadrën e tij, Manchester City-n.

Nga sa mësohet, Aguero mund të kthehet të “veshë” fanellën e Qytetarëve, natyrisht jo si lojtar.

Për Kun duket se është gati një propozim për t’u bërë ambasador i klubit në botë. Një pozicion që është mbuluar  edhe nga ish-yje të tjera të futbollit, si Ronaldinho për Barçën ose Roberto Carlos për Real Madrid.

Të shohim se cili do të jetë hapi i ardhshëm i Aguero-s.