Xavi thur elozhe për Gavin: Loja e tij ka qenë spektakolare, ta kesh atë në ekip është një...

Pas fitores 3-2 ndaj Elches Xavi Hernandez ka vlerësuar maksimalisht lojën e lojtarëve të rinj që ka në skuadër dhe sidomos paraqitjen e mesfushorit 17-vjeçar Gavi që shkëlqeu me një gol dhe një asist.

“Loja e tij ka qenë spektakolare. Ai nuk duket si 17 vjeçar. Të kesh Gavi-n në ekip është një shfaqje me vete. Se si ai konkurron në moshën 17-vjeçare është spektakolare. Gavi është emocionues, është i paçmuar për një trajner. Por jo vetëm ai, pasi të gjithë të rinjtë që kemi në ekip kanë shumë personalitet. Nico, Araujo, Eric, Abde…Është një brez spektakolar futbollistësh.Vetë Riqui kur del po ashtu. Kam luajtur këtu kur isha 18 vjeç dhe kisha frikë, por tifozët janë me ne dhe ata janë e ardhmja e klubit, “tha Xavi.

Me këtë fitore Barcelona u ngjit në kuotën e 27 pikëve dhe për momentin është vetëm 3 pikë larg zonës Champions.