FOTO/ ‘Në shtëpinë time vendos unë’, mesazhi i votuesit demokrat për Ambasadoren Kim

Në referendumin e një dite më parë të thirrur nga komisioni i rithemelimit të PD dalë nga Kongresi i 11 Dhjetorit, nuk munguan edhe mesazhet politike për Ambasadoren amerikane në Tiranë Yuri Kim.

Në Durrës, një prej votuesve bashkë me + për shkarkimin e kryetarit Basha kishte lënë dhe këtë shënim për Kim.

Sipas iniciuesve të këtij referendumi, për largimin e Bashës nga kreu i PD-së votuan 43,385 anëtarë të kësaj partie.

Berisha, duke folur para mediave nga selia blu, falenderoi anëtarësinë për daljen në referendum. Ai tha se të gjithë anëtarët votuan “të lirë” për këtë proces.