Fund dramatik në 'Sanzhez Pijszuan', Sevilla rrëmben fitoren në minutat e fundit

Sevilla mori një fitore të madhe përballë Atleticos së Madridit në “Sanzhez Pijszuan”, duke mposhtur një rival të drejtpërdrejtë për zonë Champions, me distancën mes tyre që shkon plot 8 pikë. Një sukses që u sigurua vetëm një minutë para përfundimit të kohës së rregullt, duke çuar në ekstazë tifozët andaluzianë.

Takimi u zhbllokua që në minutën e shtatë me një gol fantastik të mesfushorit kroat, Ivan Rakitic, që befasoi edhe portierin Ian Oblak, një ndër më të mirët në botë në rolin e tij.

Gjithsesi, “Los Colchoneros” mundën të barazonin me Felippen në minutën e 33-të. Për rreth 65 minuta lojë rezultati nuk ndryshoi, për të ardhur më pas tek episodi i minutës së 89-të, kur Ocampos, nga një distancë e afërt, i dha fitoren Sevillas.