VIDEO/ MMA: 'Bisha' Ermil Xhaferi mposht rivalin turk që në raundin e parë
Luftëtari shqiptar Ermil Xhaferi ka fituar duelin e peshave deri në 75kg në MMA të zhvilluar ndaj Mahmud Ozyldirim në Dusseldorf.
Xhaferi u tregua i pamëshirshëm ndaj kundërshtarit turk, duke e mposhtur që në raundin e parë.
Kjo ishte fitorja e dytë për luftëtarin shqiptar në MMA, teksa ka regjistruar edhe një barazim.