‘Trupa policore me turne në PD me kërkesë të Bashës’/ Reagon Policia e Shtetit
Policia e Shtetit ka reaguar pas akuzave të ish-kryeministrit Sali Berisha se Basha në panik po ruan selinë e PD-së me trupa policore të RENEA-s, Gardës dhe agjentë të komisariateve të Tiranës.
Në njoftimin e tyre, policia ka përgënjeshtrua këto akuza dhe sipas saj nuk ka pasur asnjë trupë të vetme në territorin e asaj partie.
‘Policia e Shtetit kryen detyrën e saj konform ligjit dhe misioni i saj nuk e përfshin kurrsesi ndërhyrjen në çështjet politike apo mes palëve politike’, thuhet në njoftimin e policisë.
Reagim i Policisë së Shtetit:
Përsërisim me keqardhje se përgojimi i Policisë së Shtetit në debatin e brendshëm të një partie politike nuk i shërben as ligjit, as shoqërisë dhe as të vërtetës.
Policia e Shtetit nuk ka pasur asnjë trupë të vetme në territorin e asaj partie.
Policia e Shtetit nuk ka asnjë lidhje me akuza apo pamje të servirura në media, nga aktorë të caktuar politik dhe mediatik.
Policia e Shtetit kryen detyrën e saj konform ligjit dhe misioni i saj nuk e përfshin kurrsesi ndërhyrjen në çështjet politike apo mes palëve politike.