Basha e akuzoi për zgjedhjet e '96, batuta e Berishës: E frymëzon Petro Koçi

Ish-kryeministri Sali Berisha iu përgjigj akuzave të Lulzim Bashës, nga selia e PD, lidhur me zgjedhjet e vitit 1996. 

Berisha tha se Basha ka marrë letër nga Petro Koçi dhe se të gjitha këto ia thotë Edi Rama. 

"Ka marrë ndojnë letër nga Petro Koçi. Petro Koçi në atë referendum kërkonte ta anuloja Fierin. Por po ta anuloja Fierin, unë e fitoja referendumin. Imagjinoni ju, Petro Koçi frymëzon Lul Bravën. Ia çon Rama të gjitha", u shpreh Berisha.