‘Të q*fsha ropt’/ Të nxitur nga Basha, militantët shajnë dhe intimidojnë Fatbardh Kadillin në sallë

Në takimin e Lulzim Bashës, Fatbardh Kadilli, artikuloi mjaft kritika ndaj tij, kur ndër të tjera, tha se, ‘në 26 prill, PD, zgjodhi të bëjë ideal të saj humbjen dhe jo fitoren’.

Gjatë fjalës së tij, militantët e nxitur nga Basha, e kanë fyer rëndë me fjalë më të ndyra në prezencë të Lulzim Bashës, duke tentuar ta intimidojnë, që të mos vijojë fjalimin e mbushur me kritika.