Greqi/ 4,345 raste të reja dhe 63 viktima nga Covid

Në Greqi janë regjistruar 4,345 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit.

Autoritetet e Shëndetit  në vend bënë të ditur gjithashtu se si pasojë e Covid-19 humbën jetën 63 qytetarë.

Në total, që nga fillimi i pandemisë  bilanci i viktimave shkon në 19,799. Kurse, numri i të shtruarve në intubim në spital është 684.

Prej tyre 561 janë të pavaksinuar ose pjesërisht të vaksinuar.

Numri total i të infektuarve në vend është 1,031,239, prej të cilëve 50.5% janë meshkuj. Kurse, sa i përket rasteve të konfirmuara në shtatë ditët e fundit, 207 janë persona që kanë udhëtuar jashtë kurse 3,409 të tjerë janë raste kontakti.

Nga bilanci i viktimave, 95.3% kishin sëmundje shoqëruese dhe/ose ishin mbi 70 vjeç.