Tanga të kuqe në vend të maskës, 38 vjeçari dëbohet nga avioni

Në shenjë proteste ndaj masave anti-covid 38 vjeçari Adam Jenne gjatë udhëtimit të tij me linjën ajrore United Airlines vendosi tanga të kuqe në vend të maskës.

Por Jenne u detyrua të zbriste nga avioni i  cili ishte nisur nga Fort Lauderdale për në Uashington - përpara nisjes.

"Unë mendoj se mënyra më e mirë për të ilustruar absurditetin e maskës është me absurditet," i tha Jenne transmetuesit WBBH , një degë e NBC News.

 Episodi u filmua nga një tjetër pasagjer dhe u bë virale në rrjetet sociale. 

Disa udhëtarë morën mbrojtjen 38 vjeçarin dhe e braktisën fluturimin në shenjë solidariteti.