VIDEO-SYRI TV/ Fermerit në Kafaraj i’u mbytën bagëtitë: Po rrezikojë tufën, skam ushqim

Përmbytjet nga lumi Vjosë në Fier kanë shkaktuar dëme të mëdha jo vetëm në banesë. Shaqo Çervenaku është një nga fermerët që ka humbur dhjetëra kokë bagëti pasi u mbytën në ujë, ndërkohë që kërkon ndihmë nga shteti për të shpëtuar ato që i kanë mbetur.

Nga SYRI TV

Përmbytjet nga dalja e lumit Vjosë në fshatrat e Fierit dhe Vlorës, kanë lënë pas dëme të mëdha për fermerët. Në fshatin Kafaraj, blegtori Shaqo Çervenaku ka humbur dhjetëra kokë bagëti të imta, ndërkohë që uji i ka dëmtuar dhe bazën ushqimore.

Blegtori në fshati Kafaraj i Fierit kërkon ndihmën e shtetit, pasi për shkak të mungesës së bazës ushqimore, rrezikon të humbasë edhe bagëtitë e tjera.

Si Shaqo Çervenaku ka dhe shumë fermerë të tjerë në fshatrat e Fierit dhe Vlorës, të cilët u dëmtuan nga përmbytjet, ndërkohë që deri më tani nuk kanë marrë asnjë subvencion.