Sallam për 34 euro? Nuk ka problem, Merkel merr 15 mijë euro pension

Ish-kancelarja gjermane, Angela Merkel vazhdon të jetë kryelajm në mediat e vendit të saj dhe jo vetëm.

Pasi ka dalë në pension, 67-vjeçarja vijon të kryejë vetë blerjet e nevojshme.

Këtë herë ajo u fotografua nga gazeta BILD në një supermarket në Berlin.

Gazeta shkruan se ajo bleu një sallam të veçantë spanjoll, me një çmim goxha pikant: 34.80 euro.

Një çmim i lartë, por nuk duhet të jetë problem për Merkel.

Sipas të dhënave të Shoqatës së Takspaguesve, Merkel merr një pension mujor prej 15 mijë eurosh.