Tragjike/ Zjarri i rënë në një shtëpi në Londër vret 4 fëmijë

Katër fëmijë humbën jetën në një zjarr që shpërtheu të enjten në mbrëmje në një shtëpi në Londrën Jugore.

Rreth gjashtëdhjetë zjarrfikës kanë ndërhyrë në vendngjarje në përpjekje për të zbutur flakët që ishin përhapur në gjithë katin përdhesës.

Kur zjarrfikësit mundën të hynin ata gjetën katër fëmijë pa ndjenja, të cilët u përpoqën që t’i ringjallnin por ishte e kot, fëmijët humbën jetën në spital.

“Ngushëllimet tona-tha shefi i policisë Rob Shepherd shkojnë për familjet që pësuan një humbje kaq tragjike'.

Shkaqet e zjarrit janë ende duke u hetuar.